Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Kurti ka thënë: Çka janë këto pyetje si të gazetarëve të Serbisë” – Ismajli: Propagandë nga VV-ja

Gazeta10
03 May 2024 - 18:18

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Faton Ismajli në emisionin “Raport” ka komentuar lirinë e shtypit nën qeverisjen e kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se kjo Qeveri e ka të zhvilluar propagadën dhe mënyrën e komunikimit me publikun, raporton Gazeta10.

“Kjo Qeveri në pushtet e ka të zhvilluar propagandën dhe mënyrën e komunikimit më publikun, këto nuk ja lojnë kurgjo rastësisë, qëndrimi i kryeministrit Kurti për ditën e sotme ishte korrekt, ndërsa jo korrekt sepse kryeministri ka qenë njëri nga ata që e ka ndërtu narrativën që po bojnë pyetje të Serbisë dhe Rusisë, kryeministri në konferencë për shtyp ka thënë se cka janë këto pyetje që po më bëhen sikur të gazetarëve të Serbisë, ndërkohë për të njejtën temë është ballafaquar dhe ka nënshkruar marrëveshjen, e kam fjalën për Asociacionin e Gazetarëve”, tha ai në Kanal10.

Ismajli ka shtuar se kryeministri dhe presidentja dinë të bëhen miqësorë vetëm atëherë kur atyre ju duhet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.