
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët serb të Kosovës që konvertojnë targat e tyre do të lirohen nga taksat për konvertim që kap shumën e 5.000 eurove, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se qeveria e tij pio e hap një afat që parasheh lehtësime financiare për ketë proces.
“Ndërsa ne në anën tjetër, po e hapim afatin që parasheh regjistrimin me lehtësime financiare. Pronarët e veturave që konvertojnë targat e tyre gjatë kësaj periudhe dymujore do të lirohen nga taksat dhe detyrimet që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti ka njoftuar se për detajet e këtij procesi duhet ndjekur njoftimin e t MPB-se.
“Për detajet e procedurave të regjistrimit, ju lutem t’i përcjellni njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka shtuar më tej Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Përndryshe, për këtë temë dhe për dokumentet e kalimit Kosova dhe Serbia kanë pasur një përplasje të ashpër politike ku është dashur edhe ndërhyrja e bashkëisë ndërkombetare përmes dy përfaqësuesve special. / Gazeta10
Këtë deklaratë mund ta ndiqini nga minuta 2:55: