Gazeta10

Kurti në “Blick”: Jam i kujdesshëm, por kurrë i frikësuar, mund të arrijmë marrëveshje për pak muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë edhe një intervistë për medie të huaja, kësaj radhe për gazetën zvicerane, “Blick”. Ai tha se kurrë nuk është i frikësuar dhe se është optimist se një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajve, nëse ka vullnet për një gjë të tillë.

Gazeta zvicerane përmendi një hollësi interesante. Para se kryeministri ta niste intervistën, gazetarja Leah Hartmann thotë se zëdhënësi i tij i bëri të qartë një kusht: vetëm një pyetje për Serbinë, ju lutem.

Kur Kurti u pyet nëse është shmangur rreziku për një eskalim të situatës në pjesën veriore të Kosovës, ai tha: “Situata është e qetë për momentin, policia jonë është e pranishme dhe unë rishtazi bëra një thirrje publike për të gjithë serbët në Kosovë që të aplikojnë për vende pune në shërbimin publik, për shembull në polici. Kjo vjen, pasi zyrtarët serbë dhanë dorëheqje në kohën e tensioneve në Kosovën veriore. Nuk është qëllimi im që t’i zëvendësoj serbët në autoritete me shqiptarë. Dua serbë kë këto pozita.”

Kurti, gjithashtu, u pyet nëse veprimet e autoriteteve kosovare në lidhje me veturat me targat serbe ishin gabim, por ai tha se mendon që Kosova ka bërë gjithçka si duhet. “Këto targa të vjetra serbe janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit, i cili ka përdorur dhunë ekstreme kundër ne shqiptarëve”- tha shefi i Qeverisë së Kosovës. “Mosmarrëveshja për njohjen reciproke të targave është vetëm një simptomë e problemit thelbësor që Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën. Ne duhet të arrijmë një normalizim të marrëdhënieve”- shtoi ai.

Sa i përket mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, Kurti tha se është optimist që kjo mund të arrihet brenda pak muajve, nëse ka vullnet për një gjë të tillë dhe me përkrahjen e Perëndimit demokratik. “Unë e kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë, por nevojiten dy palë për marrëveshje. Për të arritur paqe, siguri dhe stabilitet rajonal afatgjatë, Serbia duhet ta distancojë veten dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tash nga Putini, sepse Serbia po i afrohet gjithnjë më shumë Rusisë. Putini dëshiron që ta nxisë konfliktin me Kosovën”- tha kryeministri Kurti.

Kur u pyet nga gazetarja se si do të mund të kontribuonte Zvicra për arritjen e një marrëveshjeje, Kurti tha: “Zvicra e do paqen dhe na kupton shumë mirë ne – nëse vetëm për shkak se shumë prej qytetarëve tanë jetojnë këtu dhe Zvicra luan një rol të rëndësishëm: qoftë në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes në Kosovë, qoftë sa i përket një marrëveshjeje të paqes.”

Kurti u pyet edhe se a frikësohet nga presidenti rus, Vladimir Putin. “Jam i kujdesshëm, por kurrë i frikësuar. Unë jam vigjilent. Putini është i dhënë pas vendit tonë. Ai ka qenë i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak e Afganistan. Fakti që ato kanë qenë të suksesshme në Kosovë, e bën atë të zemëruar dhe nervoz.”

Ai u pyet se cili është qëllimi i pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror. Kryeministri u përgjigj: “Forumi Ekonomik Botëror është në rend të parë për tërheqjen e investitorëve të rinj në vendin tonë. Kosova është shtet kushtetues, ekonomia jonë po rritet, kemi rini të talentuar, mosha mesatare e popullsisë është vetëm 31 vjeç. Këto na bëjnë ne shumë tërheqës për investitorë.”

Kurtit iu përmendën edhe futbollistët kosovarë që luajnë në Zvicër dhe veprimi i Granit Xhakës, i cili e veshi fanellën me mbishkrimin “Jashari”, duke iu referuar mbiemrit të komandantit legjendar, Adem Jashari. Ai u pyet se a pajtohet me “deklarata të tilla politike” në fushën e futbollit, ndërsa Kurti tha: “Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme dhe nëse dikush e nderon identitetin e vet, edhe unë pajtohem me këtë.”

Kryeministri u pyet se a kishte ndonjë porosi për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe shokët e tyre, kurse ai tha: “Faleminderit për frymëzimin e aq shumë talentëve të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë.”

Kurti tha se ka shumë miq në Zvicër dhe se ky shtet ka qenë strehë për opozitën e Kosovës e shtëpi për klasën punëtore, që është me shumë rëndësi për të hollat që dërgohen në vendin tonë.

Ai u pyet nëse Partia Social-Demokrate e Zvicrës do të bëjë në fushatë për të para zgjedhjeve të vitit 2025 në Kosovë dhe nëse Kurti, në këmbim të këtij favori, do të bëjë fushatë për këtë parti këtë vit në Zvicër. Kryeministri tha: “Do të shohim se si do të duket saktësisht bashkëpunimi, por qëllimi është që ne ta përkrahim njëri-tjetrin në fushatën zgjedhore me qëllimin që të dyja palët të fitojmë fuqi”./Gazeta10

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova