Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti në “Dokufest”, merr pjesë në rrjetëzimin me bashkëproduksione franceze

Gazeta10
07 August 2024 - 23:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në drekën e shtruar në kuadër të Festivalit të filmit të shkurtër dhe dokunentar “DokuFest”.

Aty u bë njoftimi mbi marrëveshjen për bashkëproduksion ndërmjet Kosovës dhe Francës për filmin dokumentar “Adelina” nga Aurela Berila.

“Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që ky takim e rrjetëzim i ka bërë sot bashkë në Prizren, me pjesëmarrës në garat kombëtare dhe ballkanike, si dhe përfaqësues të industrisë së filmit nga rajoni, duke përfshirë programues, producentë dhe shpërndarës të festivaleve. Ai e vlerësoi lart rëndësinë kulturore që festivali DokuFest ka për vendin dhe veçoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kinematografisë, për çka falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe ambasadën franceze në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.