Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti në Madrid takon Solanën, bisedojnë për situatën në Kosovë dhe luftën në Ukrainë

Gazeta10
25 Nëntor 2022 - 18:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Madrid ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Javier Solana, raporton Gazeta10.

Ata kanë diskutuar për situatën në Kosovë si dhe për luftën në Ukrainë.

Në njoftimin e ZKM-së bëhet e ditur se ata kanë pasur një bisedë të ngrohtë dhe të hapur.

“Pas privilegjit të një vizite me z. Javier Solana në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, ku ai është Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare, Kryeministri Kurti pati një bisedë të ngrohtë dhe të hapur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë”, thuhet në kumtesën e ZKM-së.

Më tej, thuhet se përvoja e Solanës në ish-pozicionin e tij në NATO është me vlerë për Kosovën dhe e paharruar për qytetarët e Kosovës.

“Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së  është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, shkruan ZKM-ja. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.