Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti në takim me ambasadorët e BE-së, thekson rëndësinë e pranimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e masave

Gazeta10
31 July 2024 - 18:39

ryeministri i vendit, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së dhe ata të vendeve kandidate.

Kurti tha se me ambasadorët e BE-së folën për progresin që ka bërë Kosova në procesin e integrimit në BE dhe rëndësinë e Planit të Rritjes.

“Theksova rëndësinë e marrjes së pyetësorit për anëtarësim dhe heqjes përfundimtare të masave të padrejta ndaj Kosovës”, tha Kurti.

Takimi i Kurtit me ambasadorët e vendeve të BE-së ishte arsyeja, sipas qeverisë, që ai nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me kryetarët e partive politike, për të folur me mbi datën e zgjedhjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.