
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për sulmin terrorist që ka ndodhur më 24 shtator në Banjkë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbe sulmuan Policinë e Kosovës, ku për pasojë mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Kurti ka ngritur alarmin se Milan Radojicic në bashkëpunim me shtetin serb dhe ushtrinë serbe po përgaitet për sulme të reja në Kosovë,
Kryeministri Kurti ka thënë se në nëntor të këtij viti ka qenë i planifikuar sulmi tjetër në Zubin Potok për të marrë villën e Milan Radojiçiqit
“Qendra për ekologji që gjendet në brigjet e Ujmanit dhe “Raska banja” që gjendet në afërsi të manastirit të Banjskës janë dy pika që janë përdorur nga Radojicic e janë ndërtuar me fonde të Serbisë. Njëra ishte vizituar nga Vucic, tjetra prej Bernabiq. Njëkohësisht një grup prej 80 personash kanë vazhduar ushtrimet në poligonin e Rashkës. Aty ushtria serbe kryen ushtrime të shumta, përfshirë edhe gjuajtjet me tanke. Trajnimet bëhen nga ushtarakë të vjetër serb, të cilët kanë njohuri për Kosovën. Ushtrime po i kryejnë për vendosjen minave antik tank në kushte dimërore dhe për snajperist. Në nëntor 2023 ka pasur planifikim që të kryhet sulm ndaj Komunës së Zubin Potokut për ta marrë villën e Radojicicit, por u pezulluan shkaku i zgjedhjeve në Serbi. Plani ndryshoi pas intensifikimit të patrullimit nga Policia dhe KFOR-i rreth kufirit me Serbinë dhe masave të tjera”, ka deklaruar Kurti.