Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti ngushëllon Familjen Mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Gazeta10
08 September 2022 - 21:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime Familjes Mbretërore në emër të popullit të Kosovës me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se puna dhe përulësia e saj, janë frymëzim për të gjithë, raporton Gazeta10.

”Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prehsh ne paqe”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.