
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth shtimit të trupave të NATO-së në Kosovë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se një rritje e trupave ushtarake të NATO-së në Kosovë do ta përmirësonte sigurinë në Kosovë.
“Një rritje e trupave dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”.
Më tej ai ka thënë se ushtarët gjermanë janë të mirëseardhur në Kosovë.
“Ushtarët gjermanë janë të mirëseardhur në Kosovë”, tha Kurti. / Gazeta10