Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti njofton për vendimet që ka marrë sot Qeveria

Gazeta10
23 December 2022 - 18:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për vendimet që ka marrë sot Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta10.

Kështu, ai ka përmendur ndarjen e një shume për Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Më tej, ndarjen e mjeteve për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Tutje, ai ka përmendur edhe projekligjet për ratifikimin e Marrëveshjess ë Kredisë mes Kosovës dhe Berzh-it.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në mbledhjen e 115-të të Qeverisë, mes tjerash:

Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.