
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke iu adresuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, pas pranimit të Raportit të Komisionit Europian për Kosovën.
Kurti ka thënë se vendi ka shënuar progres në shumë fusha, transmeton Gazeta10.
“Ky është raporti i parë që përfshin periudhën e plotë 1-vjeçare te qeverisjes sonë. Vendi ynë ka shënuar progres në shumë fusha gjatë vitit që shkoi pavarësisht krizave. Raporti e përgëzoi Kosovën për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike”, ka thënë ai ndër të tjera.