Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas takimit me Nussbaumer: Mërgata jonë në Zvicër, ura që lidh dhe ndihmon zhvillim e vendit tonë

Gazeta10
11 Korrik 2024 - 14:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Kurti tha se me Nussbaumer folën për lidhjet e Kosovës me Zvicrën, të cilat sipas tij, janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor.

“Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se e falënderoi Nussbaumerin për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta mes dy vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.