
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e 132-të të Qeverisë i ka uruar 8 Marsin të gjitha grave.
Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë ditë nderohet kontributi i të gjitha grave që nuk janë më.
Sipas Kurtit, qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale dhe sipas tij ka përpjekje e angazhime që prej shtëpisë e deri në institucione ta bëhet Kosova sa më e barabartë.
“Në ditën ndërkombëtare të të gjitha grave nderojmë sukseset që ato i kanë arritur historikisht, sot e çdo ditë nderojmë kontributin e të gjitha grave që nuk janë më, luftojmë bashkë me gratë dhe vajzat. Qeverisja jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë barrën e padrejtësisë që qëndron mbi supet e tyre, vazhdojmë përpjekjet dhe betejën për barazi shoqërore”, ka thënë Kurti./Gazeta10