Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti për Bad News Eagles: Shumë suksese e përpara për fitore të reja

Gazeta10
08 April 2023 - 22:27

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar ekipin e Bad News Eagles për kualifikimin në Majorin e Parisit në CS:GO.

Kurti ka thënë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë.

Ai shtoi se është i lumtur me potencialin e rinisë tone, raporton Gazeta10.

“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë”, ka shkruar Kurti në Instagram.

“Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.