Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti për takimin me Von Cramonin: Kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve

Gazeta10
28 May 2023 - 21:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë ka biseduar me eurodeputeten, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit e ka vizituar Kosovën, si dhe ka qenë në veri të vendit.

Pos tjerash Kurti thotë se ia ka thënë eurodeputetes se “katër kryetarët e komunave veriore do të iu shërbejnë të gjithë qytetarëve”.

”Takimi i hershëm me eurodeputetin ViolavonCramon dhe ekipi i saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

”Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, ka vazhduar më tutje Kurti.

Gjatë vizitës në Veri, Viola con Cramon e ka pasur një moment kur forcave policiore iu ka drejtuar me “Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.