Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pi kafe me Jasharin, flasin për FSK-në dhe rrugën drejt NATO-s

Gazeta10
07 May 2024 - 9:55

Kryeministri Kurti ka njoftuar se mbrëmë është takuar me komandantin e FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.

Me të, Kurti ka thënë se ka biseduar gjatë “për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme”.

Kurti ka shkruar se rruga e sigurt drejt NATO’s është forcimi e zgjerimi i ushtrisë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.