Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti pjesë e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Gjilan

Gazeta10
13 October 2022 - 16:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë pjesë e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Gjilan, raporton Gazeta10.

Kurti me këtë rast ka thënë se do të angazhohen për mbështetjen në arsim.

“Andaj edhe jemi zotuar se do të angazhohemi për mbështetje të sektorit të arsimit, e veçanërisht zhvillimit të edukimit në fëmijërinë e hershme”, ka thënë Kurti njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Tutje, Kurti ka thënë se vetëm gjatë shtatorit janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve.

“Vetëm gjatë muajit shtator janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve, ndërsa theksoi se synojmë të kemi sa më shumë çerdhe në fshatra për t’iu dhënë mundësi edhe këtyre fëmijëve të kenë qasje në edukimin e hershëm dhe si rezultat edhe në zhvillimin e familjes”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.