
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar një platformë të re planifikim, dhe me këtë njoftim ka përfunduar edhe mbledhja e 100-të e qeverisë, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se me këtë planformë synon integrimin e Zyrës së Kryeministrit me ministritë e tjera.
“Jemi duke u transferuar në një platëformë të re planifikimi, respektivisht Plani Kombëtar për Zhvillim, ku ne duam që të i integrojmë bashkë strategjinë kombëtare për zhvillim dhe planet strategjike dhe operacionale të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, pra t’i bëjmë bashkë këto dyja në një platformë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kjo synon lehtësimin e planifikimit dhe përmirësimin e performancës.
“Kalimi në Planin Kombëtar për Zhvillim do ta lehtësojë planifikimin dhe mbi të gjitha do ta përmirësojë ndjeshëm mbikëqyrjen dhe performancës qeverisëse”, ka shtuar më tej Kurti.
Me këtë njoftim ka përfunduar edhe mbledhja e 100-të e Qeverisë së Kosovës ku me pak debat janë miratuar 13 pika që kanë qenë në rendin e ditës. / Gazeta10