Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, u bisedua për raportet e mira

Gazeta10
10 January 2023 - 17:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Tavarin, raporton Gazeta10.

Ata ndër të tjera kanë diskutuar edhe për raportet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Më tej, në takim është potencuar rëndësia e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 “U bisedua për raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimin e mëtejmë të tyre dhe të fqinjësisë së mirë. U potencua rëndësia e rritjes së cilësisë së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik tё shqiptarëve nё Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit e të bashkërendimit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.