Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore

Gazeta10
30 November 2023 - 21:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Ata kanë diskutuar për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

“Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të iu mundësonte shtetasve të Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.​ /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.