
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë, nuk është top prioritet i qeverisjes së tij, raporton Gazeta10.
“Nuk është top pritoritet nga angazhimet e mija as nga vëllimi e as për nga intensiteti , ju nuk e dini se çfarë bëjmë gjithë ditën por nëse shihni angazhimet për ekonomi për arsim për shëndetësi, qytetet fshatrat, angazhimet me shtetet e tjera të cilat kemi grante, kredi etj, ky është vëllim gjigandë i punës të cilën e bëjmë e jo vetëm dialogun në Ohër” është shprehur ai.
Ai ka thënë se prioritet e ka zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kurti ka thënë se fakti që më shumë rri në Kosovë, është tregues i qartë që nuk e ka prioritet dialogun. Ai ka thënë se në Ohër ka qenë për vikend.
“Nëse e shihni unë në vikend isha në Ohër dhe tash nuk jam atje por jam këtu. Në prezantimin tim, katër faqe janë për zhvillimin dhe për jetën e qytetarit. Në pikën shtatë të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetëmenaxhimit. Thuhet komunitetit e jo komunave, pra nuk është e njëjta gjë. Unë e kam thënë se nga pikëpamja ime, kur themi komuniteti serb, atëherë komuniteti serbe”, shtoj ai./Gazeta10