
Me rastin e Ditës së Kushtetutës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, përmes një postimi ka theksuar rëndësinë e saj në orientimin e vendimmarrjes politike dhe nevojën për përkushtim të vazhdueshëm institucional.
Kurti ka deklaruar se afirmon përkushtimin dhe angazhimin e tij me përgjegjësi të lartë shtetërore në respektimin e Kushtetutës.
Megjithatë, ky reagim është komentuar me ironi nga opinionisti Halil Matoshi, i cili gjatë emisionit Adresa në Kanal10 qeshi teksa u lexua postimi i kryeministrit.
“Perfekt, pikë për pikë pajtohem me kryeministrin”, tha Matoshi me tone ironike.