
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Në takim është biseduar për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta10/