
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë një takimi me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen reciproke.
Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Në takim gjithashtu, u bisedua për marrëdhëniet rajonale, ndërsa u theksua rëndësia e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë./Gazeta10