Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti takon kryediplomatin e Jashtëm grek, Dendias, kanë diskutuar për temat aktuale

Gazeta10
20 December 2022 - 17:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takon kryediplomatin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar edhe për temat aktuale, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se është biseduar edhe për thellimin e raporteve teksa janë theksuar raportet e shkëlqyera aktuale.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti ka riktheksuar prespektivën euroatlantike të vendit.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti ritheksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

U bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Përndryshe diplomati i jashtëm grek sot ka takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.