
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Kuvendin Zgjedhor të partisë Guxo, me të cilën ka thënë se kanë bërë punë të mira në qeverisje.
Kurti ka thënë se bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje me partinë Guxo duhet të vazhdojë, derisa për këtë të fundit ka thënë se është ngritur me guxim dhe njësoj sipas tij edhe do të fitojë.
“Të qenit bashkë na e solli edhe fitoren e 14 shkurtit, të pirur për ta zhvilluar vendin përmes punësimit dhe kthimin e dinjitetit të qytetarëve përmes drejtësisë. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet vettingu i sistemit të drejtësisë dhe këtë do ta bëjmë bashkë me Kuvendin… Duhet të vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë. Viti ne kaluar e kemi mbyllur me 10.53% rritje ekonomike, kurse në tremujorin e parë të këtij viti kemi rritje ekonomike 4.9% pasi të hiqet inflacioni. Kemi ngritur mirëqenien sociale me një sërë masash të pakos së ringjalljes ekonomike”, tha Kurti.
Kurti ka përmendur punët e qeverisë, ku ka thënë se po zbatojnë reforma në bujqësi me qëllim të ngritjes së prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.
Gjithashtu ka thënë se kanë zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën duke e kthyer bendin në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare./Gazeta10