Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti thotë se do të formojë qeverinë e re pas certifikimit të rezultateve, s’tregon kë preferon për partnerë

Gazeta10
11 February 2025 - 23:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, Vetëvendosja prin në 21 komuna.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se kë preferon për partnerë në qeverisje.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.

“Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të certifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, shkroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.