
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sukseset e Qeverisë së tij në drejtësi gjatë vitit 2022, ku ndër të tjera ka thënë se është trasuar rruga për Vettingun në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta10.
Kurti më tej ka përmendur edhe miratimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.
Tutje, miratimin e Projkligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Miratimin në lexim të parë për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe për Prokurorinë Speciale.
Më tej, miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës.
Këtu keni postimin e plotë:
“2022: Qeveria për drejtësi
Kemi qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës;
Miratuam Strategjinë e Sundimit të Ligjit;
Miratuam Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026;
Lansuam Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale;
Ndryshuam Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje;
Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;
Është miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
Janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale;
Është miratuar në lexim të parë Projektligji për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës;
Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10