
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka kërkuar socialistëve evropiane në konferencën e PES-it në Bukuresh që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropsë, proces ky i cili pritet të merr përgjigje përfundimtare deri nga gjysma e muajit maj.
“Të gjithë të pranishmit, i ftova që ta mbështesin vendin tonë në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare”, shkroi Albin Kurti në Facebook.