
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u bën me dije mërgimtarëve se nga muaji korrik është hapur edhe Dritarja për Investime të Diasporës.
Kurti thotë se përmes kësaj dritare “do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor”.