Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti uron Sinanin: Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës

Gazeta10
30 July 2024 - 18:41

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Ardita Sinanin për detyrën e saj të re si kryetare e Komunës së Preshevës.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komunën e Preshevës.

“Fitorja bindëse në zgjedhjet e qershorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim”.

“Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.