Gazeta10

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e ish-kryetarit të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovcit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ishte në vizitë për ngushëllime te familja e Agim Vatovcit, ish-kryetarit të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë dhe avokuesit më të madh të të drejtave të njeriut, Agim Vatovci, i cili u nda nga jeta të dielën e datës 2 qershor, në moshën 68 vjeçare.

Gjatë vizitës për ngushëllime, kryeministri Kurti, teksa e kujtoi figurën e z.Vatovcit, theksoi se ai ishte njëri ndër shembujt më të mirë të aktivizmit qytetar dhe avokues i madh i të të drejtave të njeriut si dhe shprehu mirënjohje për gjithë punën dhe përkushtimin e Agim Vatovcit ndaj shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

“Me ndarjen fizike prej nesh, populli ynë dhe shoqëria jonë ka mbetur pa një aktivist të jashtëzakonshëm të të drejtave sociale dhe të përparimit qytetar. Agim Vatovci ishte gjallëria e njeriut të pandalshëm. E kujtojmë me nderim dhe pikëllim.”, shkroi kryeministri Kurti në librin e zisë në përfundim të vizitës për ngushëllime.

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
arbeni
Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat- deklaratat e plota të tyre
IMG_6519
Në këtë orë falet nesër Kurban Bajrami
Screenshot 2024-06-13 212130
"Kingji falë t'koft" - 3 vjet më vonë "Drenica" i bashkon dorën Gani Gecit e Arben Ahmetit
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është i riu që e rrëmbeu 29-vjeçarin dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij