
Kurti ka vizituar shkollën “Elena Gjika” premton mbështetje për studentët që mësojnë gjuhë të huaja. Kryeministri Kurti sot ka vizituar shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”, raporton Gazeta10.
Sipas ZKM-së, kjo vizitë është bërë me rastin e shënimit të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke.
“Ne planifikojmë që të organizojmë aktivitete për mësimin për komunitetet me materiale mësimore dhe të tjera të cilët paraqesin domosdoshmëri për mbështetje profesionale për shkollat ku ofrohen këto mundësi edhe në gjuhën shqipe. Ne gjithashtu do të ofrojmë kushte më të lehta për studentët që mësojnë gjuhë të huaja, sepse duhet t’i mësojmë gjuhet e njëri-tjetrit”, u shpreh Kurti.