Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës

Gazeta10
19 Shtator 2024 - 18:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.

Nëpërmjet një postimi në ‘X’, Kurti tha se ka falënderuar presidenten Ursula von der Leyen për ftesën sot dhe mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor, teksa ka uruar atë për rizgjedhjen e saj.

Kurti shtoi se Kosova është “e etur për t’u bashkuar në “garën për në krye” në një proces anëtarësimi të bazuar në merita”.

“Me zgjerimin e kthyer në axhendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë”, deklaroi Kurti.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.