Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurtit iu dhanë pak ditë afat për t’u përgjigjur për Asociacionin

Gazeta10
12 February 2023 - 12:42

Me dy takime të organizuara nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, është rritur presioni ndaj kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç raporton mediumi opozitar serb, Nova, Kurtit i është dhënë afat deri më 17 shkurt për ta marrë një vendim rreth kësaj çështjeje.

Ambasada Amerikane e ka marrë inicitivën për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe kjo çështje Nova raporton se është duke u diskutuar me Kurtin dhe përfaqësues të tjerë politikë në Kosovë./Gazeta10

Përfaqësuesit e SHBA-së kishin dy pyetje për pjesëmarrësit në takim: Çfarë është Asociacioni sipas tyre dhe si mund të përshtatet në sistemin juridik të Kosovës, shkruan Nova.

Sipas këtij raportimi, zyrtarët europianë përmendin një afat prej disa javësh për nënshkrimin e një marrëveshjeje sipas planit franko-gjrman.

Ndërkohë, së fundmi u raportua për përgatitjen e një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.