Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kusari-Lila e fajëson LDK-në për dështimin e mbledhjes, thotë se Konjufca pati një kërkesë për partitë

Gazeta10
03 July 2023 - 13:50

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se mbledhja e Kryesisë ka dështuar pasi ka munguar nënkryetari I LDK-së Kujtim Shala, dhe se nuk ka pasur paralajmërim paraprakisht nga ana e tij.

Poashtu Kusari-Lila tha se mbetët nën kompetencat e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufa se kur do të mbahet mbledhja e ardhshme, shkruan Gazeta10.

“Sot siç mund ta shihni nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mungoj nënkryetari i LDK Kujtim Shala, nuk kishim një paralajmërim nga ta. Tash mbetët që në kompetencë të kryetarit të Kuvendit të vendos për seancë të re. Sot kryetari deklaroi që është mirë që partitë të mbajnë një qëndrim të veçantë me Kryesinë, sepse ajo duhet që të ndahet nga politika. Sot ishin tre nënkryetar të Kuvendit, ajo çka mund të themi që përgjithësitë dhe detyrat e secilit janë të përcaktuara”, tha ajo.

Ajo foli edhe për kërkesën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për mbajtjen e një konference Kosovë-Serbi për të gjetur zgjidhje politike për situatën e tensionuar në veri.

“Përpjekja jonë është që t’i kthehemi zbatimit të marrëveshjeve, dialogun e shohim të pa alternativë, por organizimin e një konferencë të natyrës së propozuar nga kryeministri Rama nuk e shohim si zgjidhje aktuale të problemit që e mbizotëron në përgjithësi procesin e dialogut”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.