
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër pasi prokuroria e ka cilësuar si “lëndim të lehtë trupor” sulmin të mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.
Sipas saj “Këtu fillon dështimi i shtetit me i siguru gazetarët”.
“Djalit i ka shku gjaku lum nepër trup prej lëndimeve në kokë, i kam pa fotot, e kanë qepë dhe këta e kualifikojnë si lëndim të lehtë trupor”, ka shkruar Kusari.
Tutje Kusari ka thënë se sulmi ndaj Sylës nuk është lëndim i lehtë trupor.
“Turp për prokurorinë. Turp”, ka shkruar ajo. /Gazeta10/