Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kush do ta hap ceremoninë e Botërorit në Katar, BTS, Dua apo Shakira?

Gazeta10
16 October 2022 - 9:23

20 nëntori shënon datën e nisjes së Kupës së Botës, në Katar. Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes, raporton Gazeta10.

Sipas ‘Marca’, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës.

Shakira  ka eksperiencë në evente të tilla, dhe më parë  ka interpretuar  këngët “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka” në ceremoninë e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha sportive.

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.