
Këngëtari kosovar Trim Ademi, i njohur në publik si Capital T sic ka paralajmeruar para disa diteve se do të mbajë koncert personal,”Time Capsule II” në kryeqytetin e Prishtinës, tashme ditët vetëm se po afrohen për show-in e madh që do ta sjell.
Reperi koncertin e kishte të paraparë ta mbante në stadiumin “Fadil Vokrri”, por lokacioni u ndryshua dhe tashmë do zhvendoset te parkimi i stadiumit “Fadil Vokrri”.
Pjesë e këtij koncerti do të jenë shumë këngëtarë vendor, por përvec këtyre do të marrë pjesë edhe nga ata ndërkombëtar ku ende nuk dihet se kush do të jetë prezent.
Shumë fansa kanë komentuar se cili do jetë ai, disa prej tyre kanë përmendur Tyga, Rita Ora, Akon etj, por si pas të gjitha gjasave mendohet se do performojë reperi holliwudian Tyga.
Por i ftuari special i këtij koncerti është reperi i njohur Akon, konfirmuar nga vetë reperi në rrjetin social Instagram.
