
Ende nuk kanë kaluar në nivel trepalësh takimet e kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi, mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Avokati – Shkëlzen Sopjani në emisionin “Raport” në Kanal10, ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi nuk shihet se do të ketë sukses në këtë fazë.
“Janë tentativa që po shihet se nuk kanë me qenë të suksesshme dhe dhe ajo për dy arse:
E para, është që kemi ndryshim të lidershipit në Bashkimin Evropian dhe personat aktual duke përfshirë edhe z. Lajcak dhe tashmë po dihet se e ka një afat të caktuar dhe nuk do të jetë gjatë. Po ashtu edhe Borell prej shtatorit, do të thotë do të kemi edhe një përfaqësuese të re dhe që është lajm i mirë. Dhe për faktin se në Kosovë do të kemi sivjet vit zgjedhor”, ka thënë Sopjani.
Duke komentuar kushtet që kryeministri Kurti i ka vënë për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se partisë në pushtet nuk i konvenon që sivjet të hy në ndonjë koncesion në dialog kur dihet se Kosova gati se është futur në vit zgjedhor. /GAZETA10/