Gazeta10

Kushtetuesja njofton Komunat për Aktgjykimin në lidhje me faljen e tatimit në pronë për tatimpaguesit

Më 22 nëntor Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale, shkruan Reporteri.net.

Pas publikimit të Aktgjykimit të AGJ 2296/23 më datë 23.11.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka njoftuar Komunat e Republikës së Kosovës për përmbajtjen e Aktgjykimit si dhe për afatin e përcaktuar nga Gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 euro.

“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro. Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë Vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.  Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë në dispozicionin e komunave për sqarime shtesë lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur