
Ferdonije Çerkezi tash e 25 vjet është në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
Çerkezi është vizituar nga drejtuesi i emisionit “Politiko” në Kanal10, Kushtrim Sadiku, i cili ka zhvilluar një bashkëbisedim me të .
“Sot me 27 mars kemi ardh për të kujtuar 25 vjetorin e ngjarjes shumë të rëndë që ndërlidh afër familjen Çerkezi nga Gjakova. Sot do të kemi rastin të shohim e të dëgjojmë rrëfimin e nënës Ferdonije e cila humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin në 25 marsin e vitit 1999. Dy mbetjet mortore të djemve të saj janë kthyer, por për të tjerët ajo është ende në pritje”, ka thënë Sadiku në hyrje të shtëpisë muze të Ferdonije Çerkezit. /GAZETA10/