
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar adresimin e tij për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë mbledhjes qeveritare që po zhvillohet aktualisht, raporton Gazeta10.
Sot në orën 15:00 Kurti do t’i pres në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe të dërguarin special të Bashkimit Europina për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këto takime po zhvillohen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi, nuk kanë gjetur ndonjë zgjdhje kompromisi javën e kaluar në Bruksel për çështjen e targave dhe dokumenteve të kalimit.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se më 1 shtator do të fillojnë zbatimin e masave të reciprocitetit. Kujtojmë se para një muaji, kjo temë ka nxitur tensione dhe destabilizim në veriun e Kosovës. / Gazeta10
Këtu keni videon e adresimit: