
Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10
Ky baner që iu uron mirëseardhje bashkatdhetarëve u vendos herët në mëngjes para dyerve të Kuvendit të Kosovës.
Edhe këtë vit, organi më lartë ligjvënës në vend, hapi dyert për qytetarët që jetojnë në diasporë.
E interesimi i bashkatdhetarëve për të parë nga afër ambientet e legjislativit, ishte goxha i madh.
Madje, të rinj që jetojnë jashtë vendit thonë se dëshirojnë të kontribuojnë për Kosovën, prandaj edhe dëshira për ta vizituar Kuvendin, ishte mjaftë e madhe.
Disa të tjerë erdhën bashkë me familje, ku u pritën nga deputetët e partisë në pushtet.
Ndërkohë, ligjvënësit që i pritën mysafirët nga diaspora, thanë se ata janë aktiv në jetën politike në Kosovës
Aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend” do të jetë i hapur për dy ditë me radhë nga ora 8 deri në orën 16.