Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare

Gazeta10
12 June 2023 - 16:22

Kuvendi i Kosovës njoftoi se do të mblidhet këtë të enjte për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe minerale.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se pas kësaj, do të shqyrtohen pikat nga seancat e papërfunduara, shkruan Gazeta10.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 13:00, nuk u mbajt në mungesë të kuroumit. Megjithatë, në bazë të vendimit të seancës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet në seancë të enjten, më 15 qershor 2023, në orën 11:00, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158. Më pas, ndo të vijohet me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.