Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi nuk kalon marrëveshjet ndërkombëtare, shkak mungesa e kuorumit

Gazeta10
07 March 2024 - 14:07

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk ka arritur sërish t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca bëri të ditur se 76 deputetë votuan, ndërkaq katër deputetë nuk morën pjesë në votim.

Në rend dite ishin edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, por të njëjtat u bartën për në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto. Të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojmë një seancën tjetër”, tha Konjufca.

Pavarësisht thirrjeve të shumta të bëra nga pushteti marrëveshjet ndërkombëtare në disa seanca me radhë nuk kanë arritur të ratifikohen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.