Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kvicha Kvaratskhelia rinovon kontratën me Napolin

Gazeta10
22 June 2023 - 14:10

Kvicha Kvaratskhelia do ta vazhdojë aventurën e tij me Napolin.

Kvaratskhelia kishte impresionuar me paraqitje e tij këtë edicion dhe kishte zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane për transferimin e tij.

Por, sulmuesi nga Gjeorgjia nuk e ka ndërmend të largohet nga Napoli dhe gjatë kësaj vere pritet të rinovojë kontratën me ekipin italian, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.

Me kontratën e re, 22-vjeçari do të përfitojë rreth tre milionë euro në sezon.

Ai erdhi te Napoli vitin e kaluar nga Dinamo Batumi për shumën e 10 milionë eurove.

Pas paraqitjeve të mirë në edicionin që lamë pas, tanimë vlera e sulmuesit gjeogjian në treg është 85 milionë euro.

21-vjeçari edicionin e kaluar me Napolin arriti të fitoj Scudetton, trofe ky që i mungonte kësaj skaudre që nga viti 1990.

Gjatë stinorit të kaluar, sulmuesi anësor arriti të realizojë 14 gola dhe 17 asistime në 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.