Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është 22-vjeçari që dyshohet se nga pakujdesia e goditi për vdekje biçiklistin në Podujevë

Gazeta10
22 July 2024 - 11:39

Rreth 70 aksidente në trafik ndodhën veç dje në Kosovë, ku njëri prej tyre përfundoi me fatalitet. Në Lluga të Podujevës, një person u godit nga një veturë dhe për pasojë nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve. Shoferi i dyshuar është arrestuar dhe tashmë ndodhet në mbajtje.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë aksident është Imer Statovci, rreth 22-vjeçar.

Ai po dyshohet se me automjetin e tij, teksa ishte duke lëvizur, nga pakujdesia e ka goditur viktimën, i cili ishte në biçikletë.

Për pasojë, 68-vjeçari Mehdi Konushevci, pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndaj shoferit të dyshuar, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.