
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.
Këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit është Shkumbin Hebibaj, 26 vjeçar nga Deçani, mëson Gazeta10.
Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka konfirmuar për Gazeta10 se shoferja e veturës është shoqëruar në stacion policor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Gazeta10 poashtu ka mësuar edhe detaje të reja ku mediat lokale kanë raportuar se i riu nga Deqani kishte ardhur që të merrte vizen.
