Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është momenti tronditës kur futbollisti i skuadrës shqiptare pëson sulm në zemër në fushë (VIDEO)

Gazeta10
12 November 2023 - 9:43

Raphael Dwamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes Egantia-Partizanit. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, goleadori i skuadrës rrogozhinase nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena, sulmuesit të Egnatias në Superiore, ka tronditur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

Reagimet duke shprehur ngushëllimet janë duke ardhur nga ish-klubet e tij, por edhe nga La Liga spanjolle pak çaste më parë. Tanimë, mediat e huaja prestigjoze si “Marca”, “Sportmediaset” etj, janë duke i bërë jehonë ndarjes nga jeta të bomberit 28-vjeçar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.